Presidenti amerikan uron Thaçin për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

14 shkurt 2020 | 15:05

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, i ka shkruar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën në emër të të gjithë amerikanëve ia ka uruar përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë letër, Trumpi ka ritheksuar se fokusi në këtë vit duhet të jetë te normalizimi i raporteve me Serbinë.

“Ne ju urojmë suksese në këtë vit derisa ju jeni të fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e kushteve për rritjen vibrante të sektorit privat”, është thënë në letrën e Trump, të cilën Thaçi e ka publikuar në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës,…