Presidenti austriak mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Presidenti i Austrisë, Alexander van der Belen, ka kërkuar zbatimin e shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët për medie me homologun e tij shqiptar , Ilir Meta në Tiranë, presidenti austriak, ka thënë se do të ishte mirë nëse liberalizimi i vizave do të zbatohej qysh gjatë kohës së kryesimit të Austrisë me Presidencën e BE-së.
“Nëse nuk ka liberalizim të vizave, atëherë do të shkaktojë një zhgënjim të madh”, ka thënë ai.
Van der Belen ka theksuar se gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, të gjithë qytetarët mund të udhëtonin lirisht pa vizë dhe se tani janë vetëm qytetarët e Kosovës, të cilët janë të përjashtuar nga liberalizimi i vizave.
Kohë më parë, Parlamenti Evropian miratoi liberalizimin e vizave në mënyrë që, siç kujton ai, tani është “topi” te shtetet anëtare për të vendosur. (Ksp)