Presidenti Begaj niset sot drejt Bosnjës

22 tetor 2024 | 08:29

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë të martën dhe të mërkurën, më 22 dhe 23 tetor.

Para Presidencës së BeH-së është planifikuar një pritje ceremoniale me nderime ushtarake, e cila do të pasohet nga një takim tete-a-tete i anëtarëve të Presidencës së BeH me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Begaj.

Pas takimit janë planifikuar deklarata për shtyp.

Janë planifikuar edhe takime të presidentit Begaj me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto dhe anëtarët e kolegjiumit të të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot parashihet të mbajë mot me diell, raporton Epoka e…