Presidenti Begaj pret ambasadoren amerikane në takim: Vlerësuam partneritetin strategjik
29 shtator 2022
| 14:25
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj tha se në takim u vlerësua partneriteti strategjik midis dy vendeve, si dhe u diskutua për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
“Për sa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, informoi presidenti në një postim në profilin e vet në “Facebook”.