Presidenti Begaj: Shqiptarët humbën emancipuesin e tyre shpirtëror
01 korrik 2024
| 10:59
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një reagim për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, shprehet se “shqiptarët humbën gjeniun e tyre të letrave dhe emancipuesin shpirtëror”.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.