Presidenti Begaj sot nderohet në Drenas
24 qershor 2024
| 08:13
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Begaj sot pritet ta vizitojë komunën e Drenasit. Atij do t’i jepet titulli “ Qytetar Nderi”.
“Kuvendi i Komunës së Drenasit i ndan titullin ‘Qytetar Nderi’ presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi Komunal, Drenas)”, thuhet në njoftim.