Presidenti Begaj takon ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri

27 korrik 2022 | 16:14

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ku është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetin. Takimi i sotëm me Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë, i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve”, ka shkruar Begaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…