
Presidenti Begaj uron “Ditën e Verës” me shportën e ballokumeve të Elbasanit
14 mars 2025
| 08:57
Përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot qytetarët për Ditën e Verës, me gatimet tradicionale të qytetit të Elbasanit, siç janë ballokumet.
“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” ,– është mesazhi i postuar në profilin në facebook të presidentit të Republikës.