Presidenti Bellen uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të dhjetëvjetorin të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka marrë një telegram urimi edhe nga Presidenti i Republikës Federale të Austrisë, Alexander Van der Bellen.
“Me këtë rast të ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistimit të Republikës së Kosovës dhe të ju dëshiroj suksese në realizimin e detyrave tuaja të marrë me këtë funksion të lartë”, është thënë në urimin e presidentit austriak.
Urimi i plotë i presidentit Alexander Van der Bellen:
I nderuari z. president
Ju faleminderit për ftesën për festimet e datës 18 shkurt me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Me keqardhje më duhet të ju njoftoj se pjesëmarrja ime në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës nuk është e mundur për arsye të agjendës së planifikuar kohë më parë.
Megjithatë, më lejoni që me këtë rast të ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistimit të Republikës së Kosovës dhe të ju dëshiroj suksese në realizimin e detyrave tuaja të marrë me këtë funksion të lartë.
Me nderime Alexander Van der Bellen, President i Republikës Federale të Austrisë