Presidenti bëri tri shkelje të Kushtetutës e tash po presim ta çojmë në Kushtetuese

23 prill 2020 | 08:29

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7, se presidenti i Kosovës ka bërë shkelje të trefishtë të Kushtetutës me takimin për diskutim me partitë opozitare. “Ai sot ka bërë shkelje të trefishtë. Më vjen keq që LDK i shkoi pas në këtë vendim. Bëri shkelje të trefishtë. E para, ai tejkaloi komplet nenin 82.2 të Kushtetutës dhe bëri shkelje. E dyta, bëri konstatim të paqëndrueshëm duke aluduar se LV-ja nuk i ka kthyer përgjigje në pesë letrat e tij. Ai nxori konstatim të pasaktë që ne nuk duam t’i kthejmë përgjigje. E treta, nuk është mandati i presidentit që në raundin e parë të thërrasë të gjitha partitë në konsultim”, thotë ajo.

Më tutje, Nagavci tregon se LV po pret momentin kur këto veprime t’i vendosë në letër dhe të njëjtën do ta dërgojë në Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të bëjë thirrje për të mbajtur…