Presidenti Biden fshin nga ‘Instagram’-i hartën ku Kosova gjendej brenda Serbisë
04 gusht 2021
| 18:04
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka larguar nga llogaria e vet në “Instagram” një hartë në të cilën tregohej për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid në më shumë se 60 vende të botës, në të cilën Republika e Kosovës paraqitej pa hartë brenda Serbisë.
Në lidhje me këtë çështje të mërkurën ka raportuar gazeta “Epoka e re”, madje i ka dërguar edhe pyetje Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.
Bideni në paraqitjen e kësaj harte kishte shkruar se nga sot ShBA-të kanë dërguar mbi 110 milionë doza vaksinash falas në më shumë se 60 vende të botës.
Ai ka thënë se ky virus duhet të sulmohet globalisht.