PRESIDENTI BIDEN KUDO PO E PËRMEND KOSOVËN

27 mars 2022 | 18:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i vetmi President që e ka monumentin dhe emrin e një rruge në emër të djalit të Tij Joseph Robinette Beau Biden III në Kosovë!

Populli shqiptar i Kosovës e ka për nderë dhe për obligim atdhetar e kombëtar që në shekujt e mijëvjeqarët e ardhshëm të nderojë e të mos harrojë kurrë, se në tokën e Tonë, aty afër Campit Bondstell në afërsi të Ferizajt është përjetësuar me monument e rrugë emri i djalit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden!

Ashtu si edhe presidentët Klinton e Bush, edhe Presidenti Biden kudo, po e përmend Kosovën, ngjashëm veproi edhe në vizitën e Tij të fundit në Poloni në një kamp ushtarak në kufi me Ukrainën!

Faleminderit President Biden, populli shqiptar në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, Ty dhe Amerikën, ju ka aleatin e mikun më të madh, larg kufinjëve të saj në hartën botërore!

Ismet Sylejmani,
Ish-Shefi i Mardhënieve me KFOR në Zonën Operative të Karadakut të UÇK-së!
Prishtinë, 27 Mars 2022!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë luftës që po zhvillohet në Ukrainë, mediat kanë raportuar…