Presidenti Biden mbërrin në Britani, do të takohet me Sunakun dhe Mbretin Charles III
09 korrik 2023
| 23:28
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar përpara diskutimeve për Ukrainën me kryeministrin britanik Rishi Sunak.
Biden do të takojë fillimisht Sunakun në Downing Street nesër në mëngjes.
Është hera e parë që do të takohen që nga vendimi i diskutueshëm i presidentit amerikan për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë.
Kryeministri britanik ka thënë se Mbretëria e Bashkuar “dekurajon” përdorimin e armëve – dhe është një nga nënshkruesit e një konvente që ndalon bombat.
Më vonë nesër, Biden do të takohet me Mbretin Charles III për çaj dhe bisedime mbi krizën klimatike në Kështjellën Windsor.
Të martën, Biden Sunak do të bashkohen me liderët e tjerë në samitin e NATO-s në Lituani.