Presidenti Biden siguron aleatët për përkushtimin amerikan ndaj NATO-s

14 qershor 2021 | 13:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka theksuar sot përkushtimin e ShBA-ve ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organizata do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar sfidat e aleancës para së cilës, tha presidenti Biden, ndodhën shumë të tilla.

“Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën”, ka deklaruar Biden përgjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Biden ka thënë se NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane.

“Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë dhe Evropa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu”, ka thënë ai, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut…