Presidenti bisedon në telefon me Behgjet Pacollin
02 prill 2020
| 10:17
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për t’u konsultuar për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj qeverisë. Këtë takim presidenti priste ta zhvillonte me Pacollin në zyrën e vet në Presidencë, mirëpo ky i fundit është në Zvicër. Derisa presidenti Thaçi është duke biseduar me të në telefon, pas pak çastesh ai pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, pastaj përfaqësuesit e tjerë politikë të opozitës.