Presidenti bjellorus shkarkon ministrat kryesor, emëron kryeministrin e ri
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka shkarkuar ministrat kryesor të Qeverisë dhe ka emëruar kryeministrin e ri. Ky veprim i tij ka ndodhur si pasojë e një skandali të korrupsionit.
Ai disa ditë më herët i kishte kritikuar disa anëtarë të kabinetit qeveritar, për paefektshmërinë në qeverisje.
Lukashenko e ka emëruar Sergei Rumas, ish-kreun e Bankës për Zhvillim të vendit, si kryeministrin e ri, këtë e ka konfirmuar ai në një deklaratë për medie.
Rumas zëvendëson Andrei Kobyakov, i cili kishte shërbyer si kryeministër i Bjellorusisë që nga viti 2014, shkruan “euronews.com”.
Gjithashtu, presidenti bjellorus ka emëruar edhe katër zëvendëskryeministra të rinj, si dhe ministra të rinj të ekonomisë, industrisë dhe komunikimit me vendet e tjera.
63-vjeçari, ka ndjekur disa thirrje nga perëndimi për të treguar më shumë tolerancë ndaj opozitës, por kundërshtarët thonë se liria e tyre për të vepruar mbetet e kufizuar.