Presidenti bllokohet për katër orë në tren
20 mars 2019
| 11:43
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, mund të ketë shpresuar se bashkimi me udhëtarët e mëngjesit do ta ndihmonte për zgjedhjet e majit. Ky plan nuk mund të quhet një ogur i mirë për të.
Ai dhe udhëtarët e tjerë mbetën të bllokuar në tren për katër orë, ndërkohë që udhëtimi duhet të përfundonte për 45 minuta. “Është e papranueshme”, ka thënë presidenti Ramaphosa pasi treni arriti në vendin e vet.