Presidenti brazilian rezulton pozitiv me Covid-19 për herë të tretë në dy javë
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me Covid-19 për herë të tretë në dy javë. Ai vijon të mbetet i karantinuar në rezidencën e tij zyrtare në Brasilia.
Ekipi mjekësor i Bolsanaro zbuloi rezultatin e testit në një deklaratë të mërkurën (22 korrik), e cila gjithashtu tha se presidenti është në gjendje të mirë të gjendje të mirë shëndetësore.
Bolsonaro tha se dhe 4 ministra në administratën e tij, po trajtojnë infeksionin me ilaçin anti-malarie të hidroksilklorinaës pavarësisht shkencëtarëve të cilët kanë thënë se nuk ka prova mjekësore për të mbështetur efektivitetin e saj.
Bolsanaro është kritikuar për menaxhimin e krizës shëndetësore në Brazil.
Ai shkarkoi dy ministra të Shëndetësisë në mes të pandemisë dhe ka kundërshtuar hapur masat për të kufizuar virusin, duke përfshirëmbajtjen e maskës për fytyrën dhe praktikimin e distancës sociale.
Brazili ka numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në Amerikën Latine, me më shumë se 2.1 milion të infektuar dhe më shumë se 80.100 viktima.