Presidenti dekoroi tenorin Ramë Lahaj për afirmimin e Kosovës në botë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e ka dekoruar tenorin e famshëm kosovar, Ramë Lahaj.
Presidenti Thaçi ka thënë se tenori Ramë Lahaj përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës.
“Kosova ka shumë talente, ka shumë profesionistë që me përkushtim po arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, tenori Ramë Lahaj u shpreh i nderuar me ndarjen e kësaj dekorate të veçantë nga presidenti Thaçi.
“Ndjehem i nderuar, sepse shumë njerëz të merituar e kanë marrë këtë dekoratë për këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, u shpreh tenori Lahaj.
Presidenti Thaçi dhe tenori Ramë Lahaj kanë diskutuar edhe për mundësitë dhe vështirësitë që mund t’i ketë jeta në diasporë për ndërtimin e karrierës profesionale.
/Epoka e re/