Presidenti dekoron dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj

08 prill 2019 | 16:44

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj për  kontributin dhe sakrificën në luftën e UÇK-së.

Thaçi ka vlerësuar se këta dëshmor u shquan për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike që populli ynë të jetojë i lirë dhe i pavarur.

“Duke marrë parasysh kontributin dhe sakrificën e madhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj i dekorova me urdhrin ‘Hero i Kosovës’. Ata u shquan për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike, që populli ynë të jetojë i lirë dhe i pavarur”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e tre grupeve parlamentare, PSD, AAK dhe Nisma Socialdemokrate,…