
Presidenti dekoron këngëtaren Shyhrete Behluli
01 gusht 2018
| 12:06
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave këngëtaren Shyhrete Behluli.
Ai ka thënë se me këngët e Shyhrete Behlulit për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra
“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/