Presidenti dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave kreatoren Blerina Kllokoqi-Rugova

15 shkurt 2019 | 12:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave kreatoren Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit.

Sipas Thaçit, kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vincent Kompany pritet të qëndrojë në “Etihad”. Mbrojtësi veteran është…