Presidenti dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Abdullah Tahirin
Të premten në Prishtinë është përkujtuar heroi i kombit Abdullah Tahiri në nderim të 20-vjetorit të rënies.
Në këtë akademi përkujtimore është vlerësuar lartë kontributi i tij për Kosovën, i cili kishte nisur aktivizimin e tij për çështjen kombëtare qysh kur ishte student dhe më pas angazhimi i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Burgosja, dënimi dhe ekzekutimi i bashkëluftëtarit tonë Abdullah Tahiri, nuk ishte i rastësishëm. Reformimi patriotik i Abdullah Tahirit dhe gjeneratës së tij, kishte ndikuar edhe kujtesa historike e bazuar në përjetimet e familjarëve të tyre. Në përfundim të luftës së dytë botërore, Gjilani me rrethinë si e gjithë Kosova ishte goditur rëndë në periudhën e çlirimit ushtarak që dolën haptas kundër regjimit komunist jugosllav. Kundër regjimit jugosllav si ndërgjegje e zgjuar kombëtare Gjilani me rrethinë dha figura të rëndësishme patriotike dhe nacionaliste. Ishte Mulla Idriz Gjilani, Kadri Halimi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha në periudha të ndryshme historike që në jetën e sakrificën e tyre e mbajtën të gjallë idealin e çlirimit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka theksuar se Abdullah Tahiri si student ishte kryengritës kur u aktivizua në organizmin e demonstrative të vitit 1981.
Presidenti ka pohuar se Abdullah Tahiri ishte komandant në ardhje i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Abdullah Tahiri kishte përvetësuar këtë frymë politike dhe këtë orientim të drejt kombëtar që në moshë të re. Ai si student ishte aktiv në organizmin e demonstratave 1981. Viti 1981 është një nyje e rëndësishme e historisë sonë kombëtare. Rritja cilësore dhe sasiore elementit kundërshtues të Jugosllavisë bëri që të shpërthejnë demonstratat që i dhanë goditje themeleve të politikës së Beogradit në Kosovë. Abdullah Tahiri ishte figurë tipike dhe rezultat i emancipimit politik dhe kombëtar të atyre gjeneratave që nuk pajtoheshin assesi me politikën e Beogradit dhe të Lidhjes Komuniste të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi e ka dekoruar Abdullah Tahirin me urdhrin “Hero i Kosovës’ dy vjet më parë, për çka edhe ia ofroi dekoratën familjarëve të heroit Tahiri.
Djali i heroit Abdullah Tahirit, Iliri