Presidenti del nga spitali, vazhdon trajtimin shëndetësor në shtëpi

23 prill 2020 | 22:08

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë me dije se është liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që ka pasur sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar…