Presidenti dënon vrasjen e vëllezërve Maloku në Plloqicë
09 mars 2018
| 16:30
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar vrasjen e dy vëllezërve që ndodhi në Plloqicë të Malishevës rreth orë 01:00 të së premtes.
“E dënoj vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës. Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.