Presidenti: Do t’i takojë të gjithë liderët e partive politike, përfshirë edhe Kurtin
04 mars 2020
| 16:43
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pas përfundimit të “Epopesë së UÇK-së” do t’i takojë të gjithë liderët e partive politike parlamentare, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Thaçi ka thënë se do ta takojë edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të PDK-së, Kadri Veseli, liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, etj.
Presidenti Thaçi ka thënë se gjatë adresimit në Kuvendin e Kosovës do t’i njoftojë në detaje për porositë që ka marrë nga zyrtarët e lartë amerikanë.