Presidenti: Drejtësia t’i çojë deri në fund hetimet për veteranët e UÇK-së
30 gusht 2018
| 15:57
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar autoritetet e drejtësisë që t’i çojë deri në fund hetimet për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kushdo që mundohet të abuzojë me të, meriton ndëshkimin maksimal të institucioneve të drejtësisë. I ftoj autoritetet e drejtësisë që hetimit për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve t’i shkojnë deri në fund. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/