Presidenti duhet të udhëheq me dialogun
Sali Bilsimi
Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës padyshim se ka mandatin, besimin dhe legjitimitetin për të udhëhequr bisedimet me Serbinë. Kur këto bisedime tashmë kane hyrë në fazën finale dhe janë udhëhequr kryesisht nga presidenti Thaçi.
Nuk shohim asnjë arsye që ai mos të jetë në krye të përgjegjësive shtetërore për të mbyllur këtë kapitull të vështirë mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kosova nuk ka kohë për të bërë eksperimente as fizkultura politike, në fakt liderët tjerë kosovarë nuk e kanë as përvojën dhe as besimin për të drejtuar këtë proces final.
Pavarësia e Kosovës nuk është agjendë partiake dhe marketing personal apo partiak, ajo është një e drejtë dhe fitore e dëshmuar e popullit të Kosovës dhe presidenti i Kosovës me Kushtetutë përfaqëson popullin e Kosovës. Ai, pra, gëzon besimin për ta udhëhequr këtë proces përfundimtar.
Propozimet e ndryshme për negociata nga lider të tjerë në të vërtetë janë ide joserioze, delegjitime dhe mund ta rrënojnë tërë procesin për interesa partiake.
Andaj, ftoj deputetët e Parlamentin që kurdo që mbahet seanca për platformën e dialogut me Serbinë, t’i japin mandatin presidentit për të udhëhequr me bisedimet me Serbinë për të evituar vonesat e panevojshme si në rastin e demarkacionit.
Hashim Thaçi është autoritet i dëshmuar nga lufta, negociatat në Rambuje, paslufta dhe bisedimet e Vjenës. Ai ka besimin dhe mandatin për të përmbyllur këtë temë e cila sjellë edhe njohjen e Republikës së Kosovës nga vetë Serbia.
(Autori është drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”)