Presidenti e dekoron me titullin ‘Nderi i Republikës së Kosovës’ këngëtarin Ilir Shaqiri
14 shkurt 2019
| 11:17
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar sot me titullin ‘Nderi i Republikës së Kosovës’ këngëtarin Ilir Shaqiri.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Ilir Shaqiri dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike.
“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike!”, ka shkruar presidenti Thaçi.
/Epoka e re/