Presidenti Erdogan shpall nesër kabinetin e ri
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të shpallë kabinetin e tij të ri të shtunën, njoftoi drejtori i zyrës së komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun. Duke folur për 24 TV të enjten, Altun ka thënë se Erdogani do të betohet në të njëjtën ditë në parlamentin turk.
Pas ceremonisë së betimit, Erdogan do të vizitojë Anıtkabirin, mauzoleun e Ataturkut, ka thënë Altun. Presidenti do të shtrojë gjithashtu një darkë për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij, shtoi ai.
Altun ka thënë se presidenti Erdogan do të shpallë kabinetin e tij të ri më vonë atë natë. Ai akuzoi gjithashtu kompanitë e medieve sociale për anësi gjatë periudhës së zgjedhjeve në Turqisë, duke kritikuar Twitterin se “u shërben interesave politike të SHBA-së”.