Presidenti i FIFA-s: Vokrri ishte një udhëheqës i madh
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur i pikëlluar për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Infantino e ka vlerësuar Vokrrin si një udhëheqës i madh.
“Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarëbotëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Kjo ka kërkuar energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”, ka thënë Infantino.
Varrimi i legjendës së futbollit të Kosovës do të bëhet sot në orën 17:00.
/Epoka e re/