Presidenti i Filipineve e quan Zotin ‘budalla’
26 qershor 2018
| 11:19
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka quajtur Zotin “budalla”, duke shkaktuar zemërim në vendin me shumicë katolike.
Në një fjalim televiziv, ai kritikoi historinë e Adamit dhe të Evës dhe logjikën prapa konceptit të krishterë të mëkatit.
Duterte është i njohur për deklaratat e tij të ashpra dhe sulmet e pafiltruara ndaj rivalëve të tij, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Derisa kisha dhe shumë qytetarë i dënuan deklaratat e tij, zyra e presidentit tha se ai ka shprehur bindjet personale.
Duterte, në të kaluarën, ka kritikuar edhe Papën.
Komentet e fundit, ai i bëri në Davao, qytetin që ka qeverisur përpara se të kandidonte për president.