Presidenti francez i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të heqin dorë nga emocionet gjatë dialogut
29 prill 2019
| 18:29
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë mbajtur një konference së bashku me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në kuadër të Samitit të Berlinit, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të heqin dorë nga emocionet gjatë dialogut.
“E kemi parë që ka mundësi të zgjidhjeve siç është rasti i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhë kur njerëzit janë të guximshëm. Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ka thënë Macroni.