Presidenti: FSK-ja është krenaria e kombit
29 shtator 2018
| 15:17
Presidenti Hashim Thaçi në adresimin e tij para pjesatarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Kazermën “Adem Jashari” ka thënë se FSK-ja është krenari e çdo qytetari të Kosovës.
Presidenti ka thënë se FSK-ja ka arritur në pikën që të bëhet ushtri.
“Në muajt në viijmë në Kuvendin e Kosovës do të miratohen tri ligjet për FSK-në. Deri këtu kemi arritur partneritet me ShBA-në dhe NATO-n”, ka thënë ai.
“Kjo forcë është dhe do të mbetet krenaria e kombit. Do të jetë ushtri multietnike e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
/Epoka e re/