Presidenti fton Kuvendin ta ratifikojë demarkacionin
01 shkurt 2018
| 15:48
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka inkurajuar deputetët e Kuvendit që ta ratifikojnë sa më shpejt Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që vendi t’i shpëtojë izolimit brenda Evropës.
Këto komente, Thaçi i bëri gjatë një konference për media, të thirrur për të vlerësuar arritjet dhe sfidat e shtetit të Kosovës në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, më 17 Shkurt.
“Shpresoj që në të ardhmen e afërt, institucionet e Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza, sikurse qytetarët e tjerë të vendeve të rajonit”, ka deklaruar Thaçi.