Presidenti gjerman: Jam i përgatitur për të shpallur zgjedhje të reja
07 nëntor 2024
| 13:41
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka thënë të enjten se është i përgatitur të shpërndante parlamentin dhe të hapte rrugën për zgjedhje të reja pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz, duke paralajmëruar të gjitha palët që të veprojnë me përgjegjësi.
Scholz ka thënë se do t’i nënshtrohej një votëbesimi në Parlament pasi largimi i Demokratëve të Lirë të Ministrit të Financave, Christian Lindner e ka lënë qeverinë e tij pa një shumicë legjislative, raporton “Reuters”.
Vetëm pas një votëbesimi të humbur, Steinmeier ka fuqinë për të shpallur zgjedhje të reja. “Tani nuk është koha për taktika dhe mashtrime, por për arsye dhe përgjegjësi”, ka thënë Steinmeier në një konferencë për medie.