Presidenti gjerman: Kosova duhet t’i krijojë kushtet për anëtarësim në BE dhe KiE
02 tetor 2024
| 14:42
Presidenti i Gjermanisë, Frankt Walter Steinmeier, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim në faqen e presidentit gjerman është thënë se Steinmeier ka kërkuar nga Kosova të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme, për t’u bërë pjesë e BE-së dhe Këshillit të Evropës.
“Presidenti Federal Steinmeier ka pritur sot në Berlin Presidenten e Republikës së Kosovës, Viosa Osmani. Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, theksoi Presidenti Federal gjatë bisedimeve. Vendi duhet të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, është thënë në njoftim.