Presidenti gjerman vaksinohet me “AstraZeneca”
01 prill 2021
| 15:31
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka marrë sot dozën e parë të vaksinës antikoronavirus, të “AstraZeneca”.
65-vjeçari, Steinmeier, u vaksinua në Spitalin Bundeswehr në Berlin, ka njoftuar Zyra Federale e Presidencës.
Pas vaksinimit, Steinmeier iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin shembullin e tij dhe të marrin vaksinën anti-Covid. “Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani”, ka deklaruar ai.