Presidenti Gravina: Të gjithë futbollistët në Itali do të testohen

13 prill 2020 | 17:41

Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Gabriele Gravina, ka garantuar se të gjithë futbollistët, që luajnë në të gjitha kategoritë e futbollit në Itali, po testohen, nëse janë apo jo të prekur nga pandemia Koronavirus.

Kreu i futbollit në Itali konfirmoi se deri në fund të muajit, të gjithë futbollistët do të jenë testuar dhe vetëm pasi të rezultojnë të gjithë negativë, do të rifillojë stërvitja, e më pas gradualisht edhe futbolli.

“Objektivi ynë primar është testimi i të gjithë futbollistëve, për COVID-19. Deri në fund të muajit, të gjithë do të jenë testuar dhe vetëm në muajin maj, mund të rifillojë stërvitja. Objektivi ynë i dytë është të rifillojmë sezonin futbollistik, por vetëm pasi të garantohet siguria e të gjithë futbollistëve dhe stafit të klubeve”, u shpreh Gravina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jona Dervishi njihet si ish-zëdhënësja seksi e FSHF-së. E në…