Presidenti i Hungarisë uron Thaçin për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17 shkurt 2018 | 12:41

Presidenti i Hungarisë, Janosh Ader, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotë:

I nderuar z. President,

Kam nderin t’i përcjell urimet e mia të përzemërta për ju dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ndërsa kremtoni dhjetëvjetorin e pavarësisë suaj.

Kam kënaqësinë të theksoj se marrëdhëniet tona dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë dinamike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë besoj se të dy shtetet kanë kontribuar shumë. Hungaria mbetet një përkrahëse e përkushtuar për të ardhmen tuaj evropiane dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në jetësimin e aspiratave euro-atlantike.

Ju uroj sukses të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave në funksionin tuaj të përgjegjshëm.

Ju lutemi pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Sinqerisht,

Janosh Ader

President i Hungarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…