Presidenti i Al Nassr-it: Ronaldo ishte i zënë në Kupën e Botës dhe nuk kemi biseduar fare
Presidenti i skuadrës së Al Nassr nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me portugezin Cristiano Ronaldo.
Javë më parë ishte përfolur për një marrëveshje në mes të palëve në lidhje me transferimin e portugezit në futbollin arab, por diçka e tillë është demantuar nga i pari i klubit nga Katari.
Në një intervistë të dhënë për “SSC Sport”, ai ka thënë se nuk ka biseduar me Ronaldon, pasi ky i fundit ishte i zënë në Kupën e Botës.
Ndër të tjera, ai ka thënë se i dëshiron të gjitha të mirat pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, në çfarëdo vendimi që merr.
“Cristiano ishte i zënë kohët e fundit me Kupën e Botës dhe nuk prisja që ai të negocionte me askënd”.
“Ne nuk do të flasim për lojtarë të tjerë, i uroj më të mirat Cristianos me çdo vendim”, ka thënë ai.