Presidenti i Al Nassrit pendohet që e ka transferuar Ronaldon

28 prill 2023 | 11:25

Cristiano Ronaldo iu bashkua klubit saudit Al Nassr gjatë janarit, derisa ka vazhduar të jetë një temë e bisedave për tifozët. Sipas “El Desmarque”, Al-Muammar, presidenti i Al Nassr ka shprehu zemërimin e tij në lidhje me performancën e Ronaldos në një intervistë me “ArabiaNews50”.

“Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time. E para ishte kur porosita tre qebapë dhe mora dy prej tyre. Hera e dytë ishte nënshkrimi i Cristiano Ronaldos”.

Presidenti i klubit saudit u shpreh se ndihet i mashtruar nga niveli që lojtari portugez ka treguar deri më tani. Kohët e fundit, Ronaldo është kthyer në një objekt kritikash nga tifozët dhe jo vetëm. Hera e fundit ishte kur portugezi preku organin e tij gjenital në drejtim të tifozëve të klubit kundërshtar pasi ata po thërrasin emrin e Leo Messit.

Ky gjest u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe një avokat vendas reagoi ashpër duke kërkuar madje dhe dëbimin e Cristianos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e ka vlerësuar të…