
Presidenti i ALDE-së falënderon Dedajn për mikëpritjen në Prishtinë
13 tetor 2022
| 21:11
Një delegacion i lartë i Aleancës Liberal Demokratike të Evropës ALDE, i kryesuar nga Ilhan Kyuchyuk, president, ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Ky delegacion sot ka pasur takimin e parë me liderin historik të Partisë Liberale të Kosovës, ish ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
Presidenti i ALDE-së përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar Dedajn për pritjen në Prishtinë.
Ai ka siguruar Dedajn se është duke punuar shumë për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën evropiane të Kosovës.