Presidenti i Austrisë uron Osmanin për 17 vjetorin e Pavarësisë: Mbështetja për Kosovën në rrugën evropiane do të vazhdojë

17 shkurt 2025 | 21:57

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje.

“Presidenti austriak ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e…