Presidenti i Azerbajxhanit në Shqipëri, Begaj i kërkon njohjen e Kosovës

15 nëntor 2022 | 13:39

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjendet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku së pari ka takuar presidenti shqiptar, Bajram Begaj, me të cilin ka folur për thellimin e raporteve dypalëshe.

Gjatë fjalës së tij, Begaj ka kërkuar nga Aliyev njohjen e Kosovës prej Azerbajxhanit dhe mospengimin e saj në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

“Për sa i përket rajonit tonë, i shpreha presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë. Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që të mbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si në Këshillin e Evropës apo njohjen e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës. Jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-parlamentar. Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndiqet nga hapa të tjerë, që krijojnë mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona”, ka thënë Begaj.

Ndërsa presidenti Aliyev ka kërkuar nga Shqipëria që t’i mbështesë kërkesat e Azerbajxhanit për sanksione ndaj Armenisë për atë që është duke ndodhur në rajonin e Nagorni Karabakh.

Aliyev ka përmendur edhe faktin se Shqipëria është një rrugë kalimi për gazin azer në drejtim të Evropës.

“Deri në 2027 do të dyfishojmë furnizimin me gaz për Evropën dhe ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë”, ka thënë Aliyev duke shtuar se Azerbajxhani ka sasi të mëdha gazi dhe mund të dyfishohet sasia e gazit që transportohet nga vendi i tij në drejtim të Evropës. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pjesëmarrja e…