Presidenti i Ballkanit: Disa lojtarë të përfaqësueses as në Ballkan s’i kisha marrë

29 mars 2021 | 14:06

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje të dielën nga Suedia me rezultat 0-3.

Pas kësaj humbje ka reaguar presidenti i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili ka thënë se disa lojtarë të Përfaqësues së Kosovës nuk d’i kishte marrë as në skuadrën e tij. Ndërsa për FFK-në, ka thënë se nuk ka guxim t’i thotë as mirëmëngjesi.

“Disa lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës as në Ballkan si kisha marrw pasha zotin. Si ka fajet ky zvicerani që s’na respekton as ligën e as lojtarët tanë, por federata jonë se nuk guxojnë as mirëmëngjesi mi thënë. Secili do klub i Superligës me mirë kishin luajtur, bile vullnetin edhe dashurinë për vendin e ka shumë herë me shumë se sa këta manikena. I këna larit këta lojtarë si mi pas yje botëror, e ne klube të veta as në 18-tshe nuk janë. Marre ju qoftë. Më falni pash zotin por nuk munda me duruar se veç me kope”, ka shkruar Kabashi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe është ankuar në Gjykatë Kushtetuese pas vendimit të…