![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/FB_IMG_1661458542473.jpg)
Presidenti i Ballkanit: Merita i takon skuadrës
25 gusht 2022
| 23:13
Presidenti i KF Ballkani, Arsim Kabashi është shprehur shumë i kënaqur me kalimin në grupe të Ligës së Konferencës
Ai ka thënë se është me të vërtetë një gjë e pabesueshme por që ai ka ëndërruar për këtë.
“Vërtetë është e pabesueshme. Merita më e madhe i takon skuadrës. Nuk e kemi prit. Na ka ndihmuar fati sepse hera e parë dhe ne kualifikohemi në grupe”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është meritë e të gjithëve.
“Është merita e të gjithëve të gjeneratave ku djem të ri kanë arritur që të shkojmë këtu. Është një ndjenjë që nuk përshkruhet”, ka thënë ai.
Kabashi ka premtuar që do të vazhdojë që të investojë në ekip edhe pse disa herë ka pasur reagime nga familja për këto investime.