Presidenti i Barcelonës: Koeman po bën punë të mirë

20 dhjetor 2020 | 13:02

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Carles Tusquets, i ka dalë në mbrojtje trajnerit Ronaldo Koeman, pas barazimit të katalonasve 2-2 me Valencian të shtunën në La Liga.

Tifozët e Barcelonës kanë nisur t’i shprehin pakënaqësitë e tyre me punën dhe metodat e trajnerit holandez, i cili i mori drejtimin e skuadrës në gusht. Por Tusquets beson se Koeman po bën punë të mirë me skuadrën.

“Nuk do ta fajësoj askënd, Koeman po bën mirë dhe e ka përkrahjen time. Kam ngrënë disa herë me Koemanin dhe ai më duket optimistik”, ka thënë Tuesquets.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e ndarë etnikisht të Mostarit, në Bosnjë e…