Presidenti i Bayernit: Lewandowski do të përmbushë kontratë e tij
15 maj 2022
| 12:42
Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka insistuar se Robert Lewandowski do të qëndrojë në “Allianz Arena” deri në sezonin tjetër.
Derisa Lewandowski është duke paralajmëruar largimin nga Bayerni, njëjtë nuk është duke vepruar edhe presidenti i tyre.
Ai për “Sport1_Dopa” ka thënë se polaku ka kontratë deri në vitin e ardhshëm dhe do ta përmbushë atë.
“Përsëri, Lewandowski ka një kontratë deri në qershor 2023 dhe do të luajë për ne deri atëherë. Kur nënshkruan një kontratë, nuk mund të flasësh për ta ‘detyruar’ dikë ta përmbushë…”, ka thënë Hainer.
Ylli polak është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Barcelonës.