Presidenti i Bayernit: Të gjithë e duan Musialan, por ai është i yni
“Nuk jemi të befasuar nga fakti që klube të tjerë janë të interesuar për Musiala. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe këtë gjë e ka treguar disa herë, përfshi ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve”.
Janë këto fjalët e presidentit të Bayern Munchen, Herbert Hainer, që ka folur në lidhje me mundësinë e largimit të futbollistit 20-vjeçar. Musiala ka një kontratë deri në vitin 2026 me bavarezët dhe për momentin nuk duket se ka dëshirë që ta rinovojë atë.
Ndërkohë që, klubi synon t’ia rinovojë atë edhe me një vit, por për momentin bisedimet duken të vështira. Musiala ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve “big” në Evropë, si Real Madrid e Manchester City, ndërkohë që kostoja e kartonit të tij është rreth 100 milionë euro.
“Ka një kontratë me ne deri në vitin 2026 dhe jemi të qenë në këtë drejtim. Jamal e di atë që ka këtu te Bayerni dhe e di se këtu janë dyert e hapura për të. Do të kënaqesha nëse qëndron sa më gjatë këtu. Është ende shpejt për të biseduar për rinovimin”, ka deklaruar Hainer.